E ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, deputetja e PD-së, Flutura Açka, duke folur për ndryshimet e orëve të fundit në zhvilimet politike në këtë parti tha se në këtë moment historik që po shkon ne skizmë të PD, është vetëm një njeri që ka dorë këtu, e ai ëhstë Edi Rama.
“Unë di të them se në këtë moment historik, që po shkon në skizmë të PD-së, është vetëm një njeri i interesuar të çoj thikën deri në fund, e ai është Edi Rama.
Pastaj pas deklaratës së Gazment Bardhit, për atë që po ndodh në Elbasan, ata që e kanë sponsorizuar dhe po të njëjtët eksponent kontrollojnë të njëjtën pjesë që ka të bëjë me foltoren e famshme, po ta mbleshësh tërë këtë, pas kësaj historie mund të jetë Edi Rama, unë e quaj kalkulim në tryezë”, tha ajo.
