Deputetja Flutura Açka dha mesazhin e saj në Kuvendin Kombëtar të PD.

 

Açka u tregua e ashpër me Berishën, teksa u shpreh se “Ata kanë të drejtën e tyre që PD të përmirësohet, apo edhe të kërkojnë dorëheqjen e Bashës, por nuk zgjodhën rrugën demokratike. Ata e sollën PD në një tranzicion të ri, që jemi të detyruar ti japim fund sot”.

 

Gjithashtu deputetja iu drejtua Bashës, duke i kërkuar që të heqë klishenë e krijuar se një politikan hyn i mirë në politikë dhe del i keq, dhe të japë shembullin e kundërt.

 

“Ata kanë të drejtën e tyre që PD të përmirësohet, apo edhe të kërkojnë dorëheqjen e Bashës, por nuk zgjodhën rrugën demokratike. Ata e sollën PD në një tranzicion të ri, që jemi të detyruar ti japim fund sot.

 

PD është shtëpi, familje, nuk përdoret vetëm për tu pasuruar, për privilegje e krekosje, e pastaj ta braktisësh. PD duhet të ndahet sot nga kjo mënyrë e të bërit politikë. Kush përfshihet në privilegjet e pushtetit, duhet të japë llogari për gabimet e shkaktuara. Krijimi i Aleancës Qytetare për Demokraci do na e bëjë më të mundur hapjen kah shoqëria shqiptare, aq e nevojshme për ne.

 

Kam dy fjalë të sinqerta me ju z. Basha. Më vjen mirë që ka ardhur një kohë reflektimi edhe për ju. Ta bëjmë PD vërtet demokratike dhe të krijojmë mundësinë të qarkullojnë elitat. Të amnistojmë çdo keqkuptim të sotëm me një pjesë të rinisë sonë, që e kemi jashtë kësaj salle. E kuptoj hendekun që na është krijuar me bazën dhe kjo është e kuptueshme, por nga nesër ju duhet të ktheheni më shpesh dhe më bindshëm te demokratët. Ata janë duke pritur tua thoni në sy dëshpërimin e tyre.

 

Afrimi më shumë te baza nuk është qasje konservatore, por njerëzore. Ju kërkoj të ndryshoni, të gjeni një X faktor, të ndërroni lëkurë, në politikën shqiptare është krijuar klisheja se një politikan hyn i mirë në politikë, e del i keq, jepni shembullin e kundërt. Ua kërkoj publikisht, hiqeni atë tonik ju i pari”, u shpreh deputetja Açka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re