Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të kreut demokrat Sali Berisha. Ky i fundit, kërkoi dorëheqjen e Ramës duke thënë se ka shpenzuar 22 milionë euro për udhëtimet me charter.

 

Në një postim në Twitter, Rama tha se ai vetë ka shpenzuar shumë herë më pak për udhëtim, krahasuar me fluturimet që ka bërë Berisha kur ishte në qeveri.

 

“Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës! #MeFakteJoMeRubla”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re