Dalja e të dhënave të kryeministri Edi Rama dhe fluturimet që ai kishte bërë ka shkaktuar jo pak debat në skenën politike.

 

Berisha ka akuzuar Ramën se ka shpenzuar 19 milionë euro me 127 udhëtime charter. Rama iu është përgjigjur këtyre akuzave me shifra duke bërë një krahasim të udhëtimit të tij që ka bërë në vitin 2021 me një udhëtim të Berishës në vitin 2010.

 

Rama tha se një udhëtim i tij i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 650 mijë lekë të vjetra, ndërsa një udhëtim i Berishës 2 milionë e 500 të vjetra. Rama tha se udhëtimi i Berishës ka kushtuar katër herë më shumë se udhëtimi tij.

 

“Taksia që fluturon me katër rrota mund ti thonë të gjitha, por në fund janë shifrat, ka fatura të paguara. Unë udhëtimet e mia personale i paguaj vetë.  Pavarësisht se kemi këtë shërbim, unë si kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë, që hiena non grata u qan hallin. Po të krahasojmë vit me vit, 2021 me 2010, u kushtoi 4 herë më pak kosto udhëtimi.

 

Dmth për një udhëtim të hienës kostoja ishte 2.5 mln, për mua është 650 mijë të vjetra. Kjo është e vërteta, ndërkohë me atë taksinë time, vijnë gazetarë plot dhe nuk paguajnë asgjë, ashtu sikundër nuk jam vetëm unë, janë edhe delegacionet, duke mos marrë badigardë siç merrte hiena se kishte hall se e sulmonin se ishte i bukur shumë, duke mos ndenjur aty ku mund të kthehesh brenda ditës, kjo është kostoja. As unë asnjë ministër nuk udhëton me bussines class, të gjithë ekonomik, për taksinë ua tregova.

 

Ai avioni është promocion për Shqipërinë, kompanisë ata me hienën e madhe në krye edhe bashkë me gra në biznes class me lekët e shqiptarëve gjithmonë dhe plus kësaj edhe në udhëtime private me lekët e shqiptarëve dhe plus kësaj. Hienë non grata, që të merret nëpër gojë, nuk lë njeri pa marrë nëpër gojë. Nuk shkoj i shoqëruar nga gruaja apo bashkë me djalin me shpenzime të shtetit, përveçse kur edhe ajo është e ftuar, që do të thotë shumë rrallë, në pjesën tjetër kur më shoqërojnë paguajnë nga buxheti i shtetit”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re