Punonjësit e aeroportit të Rinasit kanë njoftuar diten e sotme se udhëtimet në të gjitha shtetet do të nisin pas orës 17:00.

Paraditen e sotme, në orën 10:00, ishte parashikuar të kishte një fluturim drejt Bergamos, por u anulua. Në kullë nuk ka ende kontrollorë.

Aktualisht në ambientet e aeroportit ka një numër të madh udhëtarësh që presin të fluturojnë në destinacione të ndryshme. Për ditën e sotme, janë parashikuar 38 fluturime nga aeroporti i Rinasit. Mbi gjysma e tyre duhet të kishin kryer ulje apo ngritje nga aeroporti i Rinasit.






Previous article“Anulimi i fluturimeve”, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re