Avioni luftarak i Koresë së Jugut KF-21 ka bërë fluturimin e tij të parë, duke e bërë vendin aziatik një nga të paktët në botë që ka zhvilluar avionin e tij luftarak supersonik.

Fluturimi i prototipit zgjati 33 minuta nga baza në Sacheon, tha një degë e ushtrisë së Koresë së Jugut, raporton CNN.

Avioni është i pari i një flote prej gjashtë prototipash KF-21 të ndërtuara nga Industria e Aviacionit të Koresë së Jugut.

Është planifikuar që deri në vitin 2026 të kryhen më shumë se 2000 teste mbi këta luftëtarë.

Pritet që deri në vitin 2030 të ketë 120 avionë të tillë në aviacionin ushtarak të Koresë së Jugut.

Kur të jetë plotësisht funksional, KF-21 do të jetë i armatosur me raketa ajër-ajër, ajër-tokë dhe me shumë mundësi raketa lundrimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re