22-vjeçari Andi Kambo është arrestuar nga policia pas aksidentit të frikshëm që shkaktoi një ditë më parë. I riu dyshohet se e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Andi Kambi lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në një moment ka humbur kontrollin dhe ka çarë disa barriera të rrugës duke “fluturuar” mbi tortuar e duke përfunduar nga ana tjetër e rrugës.

Lexo edhe :Related Posts

Fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar. Si pasojë e humbjes se kontrollit u dëmtua edhe një automjet tjetër, por pa shumë dëme.

“Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Drejtonte automjetin në efektin e drogave, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë arrestuar shtetasin:

– A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike“, njofton policia./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re