“Fluturojnë” çmimet e energjisë elektrike: Na pret një dimër i vështirë

elton.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kjo javë që lamë shënoi rekorde të reja të çmimit të energjisë elektrike që blihet nga importi. OSHEE Group hapi disa ankande për blerje të energjisë, por jo vetëm që nuk u arrit të sigurohej energjia e kërkuar, por çmimet e ofruara arritën në vlera shumë të larta.

Elton Sevrani, Administrator i Furinizuesit të Shërbimit Universal, i ftuar në E-ZONE, tha se sigurimi i energjisë me çmime normale ekonomike po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

“Ne pamë që gjatë kësaj jave çmimet e energjisë të ofruara në ankand arritën në vlerën e 570 euro për MWH, por ne e refuzuam për shkak të kësaj kostoje të lartë. Ne do të tentojmë sërish të hapim ankandet për të siguruar energjinë e plotë, duke bashkërenduar punën me korporatën elektro-energjitike shqiptare. Ajo çfarë ne parashikojmë është se edhe në javët në vijim çmimet e energjisë nuk pritet të shënojnë ulje, por do të jenë mbi 200 euro për MWH”.

Sa i përket refketimitit të këtyre kostove në faturën e energjisë elektrike Sevrani tha se do të shihet deri në fund të vitit bilanci i kompanisë dhe më pas do të merret një vendim për aplikim pranë Entit Rregullator të Energjisë.

“Ne prej vitesh kemi nisur reformën e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Aktualisht shumë biznese duhet të kishin dalë në treg të lirë dhe ta blinin këtë produkt sipas çmimeve të tregut. Kjo është një reformë për të cilën nuk ka kthim pas, por ajo çfarë jemi në diskutim është se kur kjo do të bëhet efektive. Deri në fund të vitit nuk pritet të ketë ndryshime në tarifa ndërsa nga janari i vitit që vjen do të përcaktohet skema sesi do të funksionojë furizimi me energji për bizenset e mëdha në varësi edhe të tensionit të cilët ata furnizohen”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë