Rritja e testime ne vendin tone ka shtuar ndjeshem numrin e rasteve te reja ditore me koronavirus.

Sipas autoriteteve, ne 24 orët e fundit janë bërë 1 mijë e 413 testime dhe janë konfirmuar pozitivë 295 raste.

Rastet pozitive të konfirmuara së fundmi janë identifikuar në këto bashki:

74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,  11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Tre pacientë kanë humbur jetën. Ata janë një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, të tre me sëmundje bashkëshoqëruese

Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10 mijë e 167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

loading...