Subscribe

Komisioni i Ligjeve ka miratuar rritjen e pagës për Gjykatën Kushtetuese duke e çuar pagën e kryetarit të kësaj gjykate 7,7 milion lekë, ndërsa rrogën e një anëtari 6.4 milion lekë,  që përbën rrogën më të lartë në shtetin shqiptar.

 

Por kjo nisëm është shoqëruar me kritika nga opozita dhe vetë socialistët.

 

Fatmir Xhafaj i cili drejtoi Reformën në Drejtësi në emër të mazhorancës kritikoi hendekun e krijuar mes pagës së gjyqtarëve,  pasi anëtarët e kushtetueses do të marrin dyfishin e pagës se një anëtari të Gjykatës së Lartë.

 

FATMIR XHAFAJ

 

“Një gjyqtarë i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë. Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion.”

 

Kundër kësaj rritje u pozicionua edhe Oerd Bylykbashi i cili udhëhoqi Reformën në Drejtësi në emër të Partisë Demokratike. Sipas Bylykbashit me këtë rritje të pazakontë të pagës, qeveria po blen gjyqtarët kushtetues.

 

OERD BYLYKBASHI

DEPUTET, PD

 

“Nëse qeveria ia pranon harrojeni se fitoni me çështje në Gjykatën Kushtetuese. Pra viza që heqin poshtë është një ligj klientelist, që Gjykata Kushtetuese lidhi sytë në të ardhmen”

 

Por pavarësisht kritikave socialistët miratuan me shumicë votash këtë ligj, opozita votoi kundër ndërsa Xhafaj abstenoi.

 

Ndërhyrjet ligjore që rrisin pagën e gjyqtarëve kërkojnë 84 vota për t’u miratuar dhe në parlament qeveria do të ketë nevojë qoftë edhe për një pjesë të opozitës për të miratur këtë ligj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re