Në raportin e bërë publik nga Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë ditës së sotme, konfirmohej fakti se Shqipëria ishte vendi me vdekshmërinë më të lartë në Europë sa i përket viktimave nga Covid.

Lidhur me këtë raport reagoi edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i cili hodhi akuza të drejtëpërdrejta ndaj SPAK, pasi nuk kishte kryer hetime ndaj qeverisë për fshehjen e vdekjeve nga Covid-19.

Postimi i plotë nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili

FMN konfirmon, por SPAK i kapur nuk heton as fshehjen e vdekjeve nga qeveria nga Covid!!
Fondi Monetar Nderkombetar konfirmon perfundimisht qe Shqiperia kishte vdekjet me te larta ne Europe nga Covid.
Kjo eshte situata e vertete tragjike dhe mijra familje kane humbur te dashurit e tyre.
Qeveria jo vetem i fshehu vdekjet dhe i hidheroi dyfish shqiptaret, qe kane humbur familjaret e tyre, por kreu edhe nje krim te vertete shteteror.

Te vertetat per Covid-in dhe qendrimin kriminal te qeverise se rilindjes kane marre dhenë brenda dhe jashte Shqiperise.

SPAK-u per shkak te kapjes eshte vendosur ne pozicion shume te shemtuar dhe antiligj.
SPAK-u ç’pret më per te filluar hetimin.

Kaq i kapur eshte SPAK-u sa qe as vdekjet nuk e levizin nga vendi dhe jo më te luftoje krimin e organizuar dhe korrupsionin!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re