Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron nismën e amnistisë së qeverisë, si një kartë, që nxjerr nga burgu shkelësit e mëdhenj të taksave.

 

Kjo është një nga arsyet pse ky institucion është i mendimit se një ligj i tillë dëmton moralin tatimor dhe se Shqipëria nuk është gati për zbatimin e tij.

 

Shefja e misionit të FMN pas një vizite në Tiranë tregoi se kur mundet vendi të zbatojë një ligj të tillë.

 

Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë “dalje nga burgu” për shmangësit e mëdhenj të taksave, sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen. Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar i cili nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore. Por që kjo të ndodhë duhen plotësaur disa kushte, më kryesori adminsitrata tatiore të jetë më e mirëinformuar dhe të ketë mjetet e duhura për të kontrolluar.Administrata tatimore ka kapacitete të dobeta për hetuar. – tha shefja e misionit të FMN.

 

 

Sa i përket zhvillimeve në tregje, pasiguria për të ardhmen mbetet ende e lartë, për shkak të inflacionit në rritje. Por FMN duket së është në të njëjtën linjë me qeverinë për sa i përket rritjes së cmimit të energjisë elektrike për një kategori.

 

Është evidente, jo që të gjithë duhet të mbrohen nga kostot e energjisë elektrike. Ka disa që e përballojë këtë rrijte ka disa që nuk e përballojnë. Për ne fokusi i qeverisë është që të targetojë vecanërisht ata që nuk e përballojnë këtë rritje të kostos së jetesës. Ky targetim duhet të jetë i përkohshëm.

 

 

Por duket se për këtë vit, ekonomia i rezistoi goditjeve të krizës  nga tre sektorë, turizmi, pasuritë e paluajtshme si dhe shërbimet. Ndërsa 2023 do të jetë vit sfidues.

 

Ne i kemi parashikimet tonë se këtë vit ekonomia do të rritet me 3.7 % ndërsa vitin tjetër me 2%. Nëse do të kemi devijim nga këto parashkime jemi kemi edhe skenarët se si do të vijojmë më tej. Në cdo rast nuk do të kemi të bëjmë me recension pavaresisht ecurisë ekonomike në eurozonë- tha Delina Ibrahimaj.

 

Në qëndrimin e saj, FMN i ka sugjeruar qeverisë që të shmangë përjashtimet tatimore që aplikon në disa sektorë dhe të rrisë më tej mbledhjen e të ardhurave tatimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re