Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019. Ky projeksion është paraqitur në raportin e fundit të “Pasqyrës Ekonomike Globale, tetor 2019”, ku pritshmëria e mëparshme e FMN-së për një ekonomike prej 3.7 % në Shqipëri, është ulur në vetëm 3 %.

FMN-ja është institucioni i dytë, pas Bankës Botërore (BB) që ka rishikuar në rënie pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë. Në mënyrë të ngjashme, pak ditë më parë, BB-ja e çoi treguesin e saj në 2.9%, nga 3.6%.Rishikimi në ulje nga të dy institucionet, u bë pasi të dhënat e INSTAT-it për 6 muajt e parë të vitit treguan se rritja reale u përgjysmua, nga mbi 4% në gjashtëmujorin e parë 2018, në 2.2-2.3% në janar-qershor 2019. Përgjysmimi i rritjes si shpjegohet me rënien e prodhimit të energjisë, tkurrjes së sektorit të ndërtimit nga mbarimi i projektit TAP dhe mbylljes së aktivitetit të lojrave të fatit.

Megjithatë, në planin afatmesëm, FMN-ja parashikon një rritje prej 4% në 2020 dhe 2024-n, përkundër pritshmërisë me 3.5% të BB-së. Ndërkohë, Shqipëria pritet që këtë vit të ketë ndër ritmet më të ulëta të zgjerimit ekonomik në rajon, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën (2.8%) dhe në të njëjtin nivel me Malin e Zi. Rekordin e mban Kosova me 4.2%, e ndjekur nga Serbia me 3.5%, Maqedonia e Veriut, me 3.2%.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re