Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndryshuar parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2023 me rritje.

 

Në raportin më të fundit të publikuar në tetor, FMN parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.6%, ose 1.4% më shumë se skenari fillestar. Por pavarësisht një viti befasues në turizëm që shënoi vendi ynë, rritjen ekonomike në rajon do ta udhëheqë Mali I Zi, ndjekur nga Kosova.

 

Të dhënat nga INSTAT  konfirmojnë se rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit po mbështetet në dy sektorë, siç janë ndërtimi dhe tregu imobiliarë apo real esate.

 

Por 6- mujori i dytë do të kulmojë me sektorin e turizmit, ku tre muajt e verës shënuan dhe pikun e turistëve të huaj që erdhën në vendin tonë.

 

Por edhe pse qeveria parashikonte se inflacioni do të vinte në objektivin 3% gjatë këtij viti, FMN mendon se ai do të jetë mbi këtë kufi.

 

Çmimet do të vijojnë të mbeten të larta. Por me masat e marra inflacioni po tenton të shkojë në objektiv, sfidë mbetet ruajtja e fuqisë blerëse të shqiptarëve. Ecuria e gjatë e çmimeve të larta duket se po jep efekt në tkurrjen e konsumit, duke i fokusuar shpenzimet familjeve më së shumti në produktet dhe shërbimet bazike.

 

Me rishikimet e fundit, qeveria, FMN dhe Banka Botërore  janë në të njëjtën linjë sa i përket ecurisë ekonomike, përveç Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

 

Por kjo rritje ekonomike nuk përkthehet në rritje të mirëqenies për popullatën, pasi ekspertët thonë se ajo duhet të jetë mbi 5% që të ndihet tek familjet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re