Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ndodhet në tTranë dhe po kryen takime me përfaqësues të institucioneve publike. Misioni kryesohet nga znj. Anke Weber dhe ka në fokus analizën e zhvillimeve ekonomike.
Në takimin me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, temat e bisedës ishin politikat fiskale dhe ato buxhetore, masat që duhet të merren për reduktimin e borxhit publik, si dhe trajtimi i rreziqeve fiskale.
Pjesë e bisedimeve ka qenë dhe reforma e pagave, si dhe gjetja e burimit të fondeve për realizimin e kësaj nisme. Në ditët në vijim pritet që fmn të dalë me një qëndrim lidhur me sugjerimet që ajo ka ndaj qeverisë, në funksion të shmangies së rreziqeve ekonomike dhe rritjes së të ardhurave buxhetore.