FNSH ka nisur një  aksion antidrogë në Vlorë dhe në Darëzezë të Fierit. Si rezultat i kërkimeve është gjetur një skaf dhe furgon të cilat dyshohet  se po përdoreshin për drogë. Aksioni bëhet i përbashkët midis Fierit dhe Vlorës. Delta force është duke kërkuar në det  ndërkohë që policitë kufitare të Vlorës dhe Fierit  janë në operacion nga toka.

 

Sipas i formacioneve, kontrollet nga policia kufitare, FNSH dhe ajo e Vlorës vijuan në të gjithë vijën bregdetare, nga hidrovori i Vlorës, pylli i Poros, Delisuf, grykëderdhje e Vjosës por dhe në bregdetin e Semanit. Nuk dihet ende  nëse  ka sasi lënde të fshehur në pyll apo në zona të tjera.

 

Ka qene nje telefonate ne policine kufitare që  ka alarmuar policine e Vlores dhe Fierit . Megjithate policia e Vlores dhe ajo Fierit po ndjekin hetimet hap pas hapi pasi  me heret ka patur raste qe barka të tilla janë  perdorur pekbr te te transportar hashash lende narkotike deri ne Karaburun dhe me pas në vendet fqinje

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re