Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion të befasishëm në Durrës, për arrestimin e disa efektivëve të policisë.

Mësohet se policët akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa janë proceduar disa efektivë në Durrës dhe Shijak.

SHKB ne bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kane nisur një hetim qe po finalizohet me procedimin e një numri te larte efektivesh policie.

Sipas burimeve, behet fjale për me shume se shtate-tete efektiv, te cilëve do tu pritet gjate orëve në vazhdim flet-arresti. Ata akuzohen per shperdorim detyre. FNSH po punon per shoqërimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re