Një operacion anti kanabis po zhvillohte këtë të mërkurë në Krujë me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Sipas burimeve për ABC News mësohet se kontrolle intensive janë zhvilluar në të gjithë zonën e Krujës, kryesisht në Malësinë e Krujës, Nikel, Bilaj, Derven, Mazhe, Thumane etj.

Në kuadër të këtyre kontrolleve të zhvilluara nga policia e Krujës dhe nga FNSH është bërë i mundur shkatërrimi i disa parcelave me kanabis dhe janë shpallur në kërkim autorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re