Skip to content

FNSH e RENEA kontrolle në banesat e rivalëve të Ervis Martinajt! Policia “zbarkon” në shtëpinë e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka

policia aksion ervis martinaj leonard duka

FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar një aksion në disa zona në Tiranës dhe jashtë kryeqytetit.

Raportohet se kontrollet po zhvillohen në banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Gjithashtu raportohet se po policia ka “zbarkuar” edhe në shtëpitë e disa personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinaj.

Biznesmeni rezulton i zhdukur prej muajit gusht 2022 dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Ndërkohë aksione po zhvillohen edhe në Durrës, Lezhë dhe Vlorë, ndërsa mësohet se SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste por nuk dihet ende çështja që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

“”