Skip to content

FNSH ka “mësyrë” me arrestime të dhunshme në Tiranë, reagon policia e shtetit: Nuk do tolerojmë këto veprime

Ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë në një aksion për të shpërndarë protestuesit nëpër kryeqytet, ku kanë ndodhur edhe arrestime të dhunshme, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Policia e Shtetit.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, policia ka kërkuar që qytetarët të lironin rrugët e kryeqytetit në mënyrë që automjetet të kishin mundësi të qarkullonin lehtësisht. Ndërsa në njoftim thuhet se nuk do të tolerohen veprime të tjera që bien në kundërshtim me urdhërat e policisë dhe ruajtjen e rendit.

Njoftimi i Plotë:

Policia e Shtetit

Në vijim të protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe po kundërshtojnë thirrjet e punonjësve të Policisë për të mos bllokuar rrugët pasi bllokimi i tyre përbën vepër penale.

Nisur nga situata e krijuar, Policia e Shtetit bën thirrje për personat që kanë bllokuar rrugët dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë, të ndalin menjëherë këto veprime dhe të shpërndahen, pasi do përballen me forcën e ligjit.

Policia e Shtetit është e vendosur të jetë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, si një e drejtë kushtetuese, por nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb