5 shtetas janë arrestuar, 1 është proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim gjatë një aksioni të gjërë të ndërmarra nga policia e komisariatit Fier e mbështetur edhe nga FNSH-ja, në lokale nate, ambiente të ndryshme dhe në akset rrugore të qytetit të Fierit, Patosit e Roskovecit.

 

 

Po gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 13 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike” dhe për “Vjedhje”.

Katër të arrestuarit në flagrancë për lende narkotike janë:

 

 

•D.D, banues në Roskovec
•J.Ç, banues në Roskovec
•M.H, banues në Roskove
•O.V, banues në Patos.

 

Gjithashtu, u kap shtetasi i shpallur në kërkim: •P. H., 27 vjeç, banues në Mallakastër për veprën penale “Vjedhje”. Po në kuadër të kontrolleve të lokaleve, filloi procedimi penal për shtetasin: • R.S, banues në Roskovec për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” si edhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi S.R, për veprat penale “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”. Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjene paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re