FNSh zbarkon sërish në Vlorë dhe ushtron kontrolle të shumta për armëmbajtje pa leje dhe persona të shpallur në kërkim.
FNSh është bashkë me policinë e Vlorës në këtë aksion dhe po zhvillojnë kontrolle trupore nëpër lokale të qytetit.
Kryesisht po inspektohen lokale lagjesh, në brendësi të zonave të banuara.
Prej disa ditësh policia e Vlorës në fakt ka nisur kontrollet në terren në lokale në zona të ndryshme të qytetit nga hyrja e Vlorës e deri në zonën jugore të qytetit.