ELBASAN- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “rrethuar” qytetin e Elbasanit. Ata kanë ushtruar kontrolle të imtësishme gjatë orëve të vona të natës.

Sipas informacioneve paraprake, qëllimi i aksionit ka qenë kapja e personave të shpallur në kërkim dhe verifikim personave të tjerë, të cilët dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale. Aktualisht nuk ka ende një bilanc në lidhje me këtë aksion./ n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re