Skip to content

FNSH zbarkon në Vlorë/ Kontrolle në disa zona për eksponentët e krimit

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan gjatë natës në Vlorë dhe ushtruan kontrolle të imtësishme në disa zona në kërkim të eksponentëve të botës së krimit.

 

Verifikimit iu nënshtruan edhe automjetet për të cilët policia dyshonte se brenda tyre mund të kishte armë apo lëndë narkotike.

 

Megjithatë policia nuk ka bërë të ditur se çfarë՘ rezultatesh ka pasur konkretisht nga kontrollet e ushtruar nga forcat e ndërhyrje së shpejtë.