Subscribe

Më shumë se 7200 bimë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar nga policia e shtetit në katër qarqe të veriut të vendit.

 

Droga kultivohej në fshatra të thella të Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës, ndërsa për t’i gjetur u desh angazhimi i 1000 forcave policore dhe 20 dronëve. Megjithë mobilizimin e uniformave blu, këto të fundit nuk arritën dot të vinin në pranga 3 personat e dyshuar si kultivues dhe prodhues të bimëve.

 

Droga ishte mvjelle në fshatra dhe në terrene malore, ku konkretisht 5800 bimë u gjetën dhe u dogjën në qarkun Shkodër, 670 në qarkun Lezhë, 410 në Tropojë dhe 407 në Krujë.

 

Policia e Kurbinit shpalli në kërkim tre autorë të dyshuar të moshës, 25, 35 dhe 48 vjeç, ndërsa procedim penal në gjendje të lirë u vendos për 4 persona.

 

Një 19 vjeçar po ndiqet penalisht pasi dyshohet se ka mbjellë 133 bimë hashash.

 

Ndërsa 2 kryetarë fshatrash, ai i Kurbinit, 51 vjeç, ai i Tropojës, 68 vjeç, bashkë me një 37 vjeçar me detyrë inspektor pyjesh dyshohet se kanë lejuar aktivitetin kriminal, ndaj po hetohen për shpërdorim detyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re