Admirina Peçi e ftuara në emisionin “Fol me mua” që modelohet nga Rovena Dilo ka folur për fillimet e jetës profesionale në gazetari.

Peçi na tregon se shpesh herë gjatë kohës kur ishte pjesë e gazetës së printuar e gjente ora 12 e natës në redaksinë e lajmeve. Ajo thotë se gazetarët duhet të jenë të vërtetë dhe të apasionuar pas punës që bëjnë.

“Duke keqpërdorur median i bëjmë keq të ardhmes, gazetarët duhet të jenë të vërtetë. Edhe tabloja në fushën e gazetarisë i ka të gjitha tablotë , sic ka gazetarë që duan vetëm të marrin rrogën por ka edhe nga ata gazetarë të guximshëm.

Dua të përmend emrin e një gazetare të re por që është shumë e pasionuar, bëhet fjalë për Najada Pëndviji është nga Korca shumë e talentuar si gazetare, shumë e guximshme dhe e apasionuar. Gazetarët duhet t’i kapë ora 12 të natës duke qëndruar ende në redaksi. E kam bërë dikur në gazetë tek “shqiptarja”. Media e shkruar është dashuri më vete. Media e shkruar do shumë energji, të hulumtojë, të gjeje dokumente apo foto që s’kishin dalë, është konsumuar gazetaria e printit.

Është shumë e çuditshme si u bëra gazetare? Unë kisha mbaruar gjuhë-letërsi, në 99’ kishin ardhur nga Kosova karvanët e4 gjatë të njerëz nga lufta. Një mikesha ime më sugjeroi që të provoja në gazetari. Nisa punën në teren në një krizë lufte. Dukur ishte një produkt super për kohën e dikurshme. Më pas u pozicionova tek gazetaria e kulturës e cila është fusha më e bukur dhe ka gazetarët më të mirë të cilët dalin nga gazetaria e kulturës, kërkim shkencor, je në kontat me njerëz të ndritur. Kjo është një shkollë më vete dhe gazetarin e kulturës e kam bërë për 10 vite radhazi. Në 2006 kam nisur për të punuar me suplemente javore. Nisa me “Milisaon” bënim shkrime të guximshme për të vërteta të këtij vendi.

Lasgush Poradecin ne e dinim poet të vitit 30’ për fat të keq Lasgushi shëtiste në tiranë me bastunin e tij por njerëzit e kishin harruar. Lasgushi ka jetuar deri vonë në tiranë kurse ne në librat shkollorë nuk e mësuam kurrë. Këto të vëteta më ngacmonin. Shumë historianë gjatë intervistave që kam bërë më kishin gënjyer sepse mbanin propagandën e dikurshme të sistemit.

Ajo që është bërë 75 vite unë mendoj se do të duhen edhe 75 vite të tjera për të korrigjuar cdo shtrembërim në histori, duhet kohë që të dalë e vërteta. Tani jam tek projekti “Dosja K”. Jam tronditur kur intervistoja personazhe.

Traumat që kanë kaluars këto familje, bijë nënash që janë pushkatuar janë të jashtëzakonshme. Dhënia e intervistave ka një evoluim, intervistat e para kanë qenë më të vështira. Nuk ka lidhje shumë për mënyrën si unë i pyes por kanë lidhje se sa kanë filluar të hapur shpirtin e tyre. Dikur ishte e vështirë që të jepnin intervistë, ishte një frikë e mbarsur nga koha e dikurshme. Në fillim nuk më tregonin për torturat në hetuesi, mënyrat si sigurimi i detyronte këta njerëz ti bënte bashkëpunëtro i kërcënonin me gruan ,me vajzën, këto gjëra në fillim nuk mi tregonin kurse mi tregojnë me detaje sot. Tani i përmendin edhe emrat. Kur vinte emrat për xhelatët që i kanë torturuar në hetuesi, i përmendin emrat e hetuesve. Pjesët më kulmore janë kur ata dëshmojnë me emër si i kanë bërë torturat. Ky ambienti kur ne jetojmë ka qenë i ndryshur dhe jo miqësor për këta personazhe për të rrëfyer të vërtetat që u kanë ndodhur, edhe në fillim të demokracisë ne i kemi paragjykuar dhe nuk jemi treguar miqësor”, tha Admirina Peçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re