Sportistja Klodiana Shala e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ në Fax Neës i ka cilësuar si ambasadorët e çdo shteti artistët dhe sportistët, pasi sipas saj janë të vetmit që japin shembuj se kush është atdheu duke e përfaqësuar Shqipërinë dënjësisht nëpër vende të ndryshme të botës.
Sipas Shalës, shteti nuk i ka vlerësuar asnjëherë as sportin dhe as artin, por ajo thotë se sportistët janë emigrantë në të zezë në shtetin Shqipëtar, pasi nuk u është paguar asnjë ditë për siguracione.
“Unë e them, e kam thënë dhe do ta them që ambasadorët e çdo shteti sidomos të Shqipërisë janë artistët dhe sportistët, politikanët jo. Ato janë ambasadorët që japin shembujt se kush është atdheu, kush është Shqipëria dhe çfarë bën. Neve vlerësimin e kemi 0 për artin dhe për sportin. Vlerësimin nëpër botë dihet se çfarë është arti dhe sporti.
Unë jam personi që shpesh herë kur kam punuar shumë pak, 1 vit në shtet, kur ka qenë kryeministër Doktor Sali Berisha dhe unë sa herë shkoja në mbledhje të gjithë këshilltarët ishin kshu me mu, poshtë tavolinës që më gjuanin tek këmba, i thoja ca ke, po pse ja trego të vërtetën, sepse duhet.
Kur mua Doktori më thonte diçka, unë i thoja jo Doktor e ke gabim sepse kjo nuk është kshu, por është kshu e për pjesën e sportit nuk kemi bërë asgjë kshuqë unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë zëri i së vërtetës sepse unë kam vuajtur vetë në pjesën e sportit dhe e di se çfarë do me thën, çfarë sakrifice.
Neve sportistët jemi emigrantë në të zezë në shtetin tonë sepse unë personalisht e kam filluar sportin 14-vjeçe dhe sigurimet për pension unë i kam filluar në moshën 34-vjeçare kur unë kam filluar biznesin tim personale sepse neve as edhe një ditë nga shteti shqiptar nuk na kanë paguar siguracione”, u shpreh sportistja Shala.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
