E ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ në Fax News, gazetarja Enkeleida Zeko iu ka drejtuar një mesazh të gjitha grave dhe vajzave. Ajo është shprehur se duhet të ndjehen të forta dhe të mbrojtuara pavarësisht se kush ndodhet përpara tyre dhe duhet ta mbështesin njëra-tjetrën.
Zeko ndër të tjera thotë se gazetar nuk mund të bëhesh nëse ke frikë dhe nuk flet me zë të lartë për problematikat që shqetësojnë shoqërinë tonë.
“Unë dua që nëpërmjet këtij mesazhi t’i motivoj femrat, të kuptojnë që nuk mund të jesh kurrë gazetare në qoftëse ti do të jesh një femër e nënshtruar. Ti duhet të jesh një gazetare dhe duhet të flasësh pa frikë për ato gjëra që mendon. Gazetare nuk është kurrë në qoftë se ti ke frikë dhe nuk flet me zë të lartë. Këto janë dy leksionet e para që unë i jap çdo vajze apo djali që punon me mua, qëndron afër meje dhe mundohet të marri nga eksperienca ime. Unë dua ti ndihmoj që të gjithë sidomos femrat.
Kur më ndodhi ajo historia me RTSH unë isha dy muajsh shtatzane dhe një nga gjërat se prekem kur e kujtoj, një nga gjërat që mendova është po sikur vajza ime kur të rritet të shikoj këto fjalë në internet, çfarë do të mendoj. Një nga arsyet për të cilat luftova fort është ajo, që vajza ime të mesoje që nëna e saj bëri shumë për të qenë grua dhe profesioniste.
Unë këto emocione i kam kthyer në forcë dhe dua t’i kthejë në forcë për vajzën time, për veten time, për familjen time, por për të gjitha gratë dhe vajzat që të ndihen të forta dhe të mbrojtura nga çdokush qe mundohet tu ule koken dhe tu prek dinjitetin e tyre si femra dhe nëna”, tha Zeko.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
