Këtë të shtunë në emisionin ‘Fol me mua’ në Fax News ishte e ftuar gazetarja Enkeleida Zeko e cila iu ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të investojnë më shumë tek sporti për të mirën e tyre dhe t’i largohen veseve dhe kafeve.

Ndër të tjera Zeko është shprehur se sporti është një mundësi e mirë pasi të bën ta duash jetën dhe ta vlerësosh më shumë atë.

“Shpresoj që të kem dhënë një kontribut sado edhe të vogël për sportin në Shqipëri nëpërmjet programeve dhe emisioneve të mia.

Unë jam munduar që të përçoj vlerat dhe të mundohem që nëpërmjet programit t’i bëj të rinjt që të investojnë tek sporti, t’i largohen veseve, t’i largohen kafeve apo mjeteve të tjera me të cilat ata kalojnë kohën dhe t’i afrohen këtyre ambjeneteve siç jemi ne këtu sot për të kaluar bukur, për të investuar jo vetëm tek shëndeti i tyre, por të investojnë tek shëndeti i tyre mendor sepse sporti përpara se të gjithash të zgjeron diapazonin dhe të bën një njeri që ti do ta duash jetën në shumë dimensione dhe do ta vlerësosh shumë atë.

Unë dua që të rinjt të kenë shembuj, ikonat e sportit në Shqipëri, të kenë shembuj ata që kanë marrë medalje dhe që kanë dhënë kontribute ndër vite jo vetëm sot dhe t’i shohin ata si shembuj”, tha gazetarja Zeko.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re