Kampionja Klodiana Shala e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ ka treguar një shembull me të rinjtë të cilët mendojnë se pasi kalojnë një periudhë aftshkurtër duke u ushtruar e quajnë veten profesionistë, por ajo shprehet se një sportisti i duhen disa vite për të kuptuar më shumë gjëra te cilat bëjnë diferencën nga amatorët në këtë fushë.

Ndër të tjera ajo thotë se ka një shprehje të cilën duhet ta kuptojnë të gjithë, kur një sportist ka 25 vite karrierë di gjëra më shumë dhe kjo është arsyeja se njerëzit duhet të bazohen tek këto profesionistë.

“Kur isha në emision dhe ishin 4 vajza të reja që ishin marrë me palestër, e kishin pasion, ndërkohë ishin kthyer instruktore, tjetra ishte kthyer nutricente dhe tjetra e kishte me pasion pjesën e palestrës. Gazetarja më thotë Klodi çfarë mund të na thuash për këto të katërta, çfarë duhet të bëjnë këto më tepër. Unë nuk i njifsha i pash aty për herë të parë dhe i them karrigia e parë duhet të bëjë kët, e dyta këtë, e treta këtë dhe e katërta këtë.

Dhe ato kthehen dhe thonë ua po ti nuk na njeh, si ka mundesi që e di që ne kemi këto problematika. U habitën. Pavarësisht që në anën e tyre ishin profesioniste dhe ato më kthehen si ka mundësi. I them unë kam një shprehje që duhet ta kuptoni. Sado budallenj t’i mbani sportistët 25 vite karrierë praktikë ato dinë dy tre gjëra, kështu që prandaj bazoheni tek këta njerëz sepse është ky mentalitet në Shqipëri”, tha Shala.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re