Skip to content

‘Fol me mua’/Këngëtarja Bektashi tregon dilemën më të ‘madhe’ të jetës: Më dukej sikur më kishte kap dikush për fyti

Këngëtarja Alma Bektashi ishte e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ ku e pyetur nga moderatorja Rovena Dilo në lidhje me ku do të dëshironte të jetonte në Tiranë apo në Prishtinë, ajo tha se kjo vazhdon të jetë akoma dilema e saj me e madhe.

Këngëtarja deklaroi se kur njerëzve në Prishtinë u thotë se Tirana është shumë e avancuar në aspektin kulturore atyre nuk u ngelet hatri. Ndër të tjera Bektashi u shpreh se Tiranën e ka dashur që në kohën kur ajo ishte me studime pasi gjeti një vend të ngrohtë dhe e ndjente veten si në shtëpinë e saj.

“Unë e dua Tiranën që në kohën kur kam studiuar, që në momentin e parë që kam ardhur, pavarësisht që njerëzit thoshin jo nuk është mirë, apo është një gjendje kaotike. Unë e dashurova që në momentin e parë dhe që në momentin e parë gjeta një vend shumë të ngrohtë, duke filluar nga ato mikeshat që krijova në fakultet deri tek zysha ime, dhe isha si në shtëpi.

Unë vazhdoj ta kem akoma këtë dileme. Njerëzit e mi në Prishtinë nuk ju ngelet hatri kur them që Tirana është shumë më e avancuar në aspektin e kulturës sepse ne vazhdojmë të mos kemi Teatër të Operas në Prishtinë.

Unë shumë shpesh bëja shaka me shoqet e mia. Në fillime pas luftës kur shkova atje , që e kisha me dilemë, sepse për mua ishte një moment shumë i vështirë, shumë mbytës. Ne Prishtine pas luftës nuk funksiononte asgjë dhe mezi prisnim ato koncertet që jepte televizioni i Kosovës RTK e pastaj televizionet e tjera si 21 e KTV dhe ishin e vetmja dritare.

Në aspektin artistik po mbytesha, kshu isha mirë se po takoja prindërit, njerëzit e mi isha ngrohtë në familje, por në aspektin artistik ishte një lloj mbytje, sikur më kishte kap dikush për fyti. Në ato fillime thoshim të gjithë se do të hapet Teatri i Operas edhe thosha unë epo mirë janë këto rolet që do i qaj që i dua unë.

Kur më kapi mosha 30 thashë epo mirë se do i luaj rolet e mamave. Tani nuk po hapet akoma Teatri i Operas dhe në këtë aspekt mua më dhimbsen shumë artistët e rinj, këngëtarët e rinj ose për shembull studentët që mbarojnë kanton ose aktrimin dhe gjithmonë është ajo çfarë do bëj. Janë vështirë te hapen ato dritaret e artit tek neve“- u shpreh Bektashi.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb