E ftuara e kësaj të shtune në emisionin ‘Fol me mua’ në Fax News është gazetarja Alma Çupi e cila thotë se informacionin që ua përcjell njerëze duhet të jetë i kontrolluar dhe i përmbledhur dhe përmes kësaj mënyre kanali televiziv arrin audiencën që dëshiron.

Ndër të tjera Çupi thotë se harxhon shumë kohë duke ndenjur me njerëzit për të nxjerrë informacionin që përbën lajm pasi mundin e një personi në 25 vite duhet ta përmbledhë në 45 minuta dhe kjo është pjesë e profesionalizmit në gazetari.

“Gazetaria të mëson këtë gjë, që çdo njeri ka një lajm. Kjo është sekreti i gazetarisë, lajmi është kudo. Ti duhet të kesh sy ta shohësh dhe vesh ta dëgjosh dhe t’i duhet të rrish me njerëzit.

Nëse një gazetar shkon për të dal vetë në televizor aty nuk ka lajm se ti nuk ke qenë i vëmendshëm për ta parë lajmin dhe unë harxhoj shumë kohë duke ndenjur me njerëzit dhe më ka ndodhur që kam nisur xhirimet sot dhe mbas një jave më ka dalur ajo që kërkoja.

Unë nuk bëj dot asnjë ditë pushim sepse vetë kam ambicien t’i zbërthej njerëzit. Unë shkoj në një territor dhe ti duhet mundin e tjetrit në 25 vite, ti duhet ta përmbledhësh në 45 minuta dhe këtu futet pjesa e gazetarisë e profesionalizmit, puna dhe jo vetëm hajde se po dalim po bëjmë një intervistë 20 minuta edhe mbaro, nuk është kjo.

Gazetaria është informacion, çfarë do tu thuash njerëzve dhe ky informacion duhet të vij me një ide kontrolluese e përmbledhur jo një  herë flasim për lulet, një herë flasim për tavanin dhe prandaj ndodh ajo që njerëzit e heqin kanalin. Është shumë mirë që biseda të mbahet, formati, reportazhi të mbahet brenda një linje”, u shpreh gazetarja Çupi.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re