Historiania Eleni Kocaqi e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ u shpreh se shkrimi i historisë duhet që të informojë popujt në mënyrë që të bëhen dallimet dhe ngjashmëritë mes tyre, por kur e mashtron popullin atëherë krijon urrejtje edhe për fqinjin.

Sipas Kocaqit, misioni i çdo historjani është që të thojë të vërtetën dhe gjithashtu të bëjë edhe autokritik në prizmin kombëtar, duke vënë në pah mangësitë dhe pikat e forta që ka vendi për t’i përdorur në shërbim të një të ardhme më të mirë.

Ndër të tjera ajo tha është bërë një politikë e tillë që populli mos të dijë të vërtetën dhe mos të njohë veten, por kjo gjë është një problem shumë i madh kombëtar.

“Shkrimi i historisë duhet të jetë i tillë që të informoj popujt që popujt të gjejnë çfarë kanë të përbashkët, çfarë kanë të ndryshme, çfarë i afron, por në momentin që ti e mashtron e brymos atë më urrejtje për fqinjin ai do ta urrej fqinjin sepse ti e bënë direkt orientimin nga lart.

Kshuqë në këtë aspekt është shumë e rëndësishme që ne si historianë kemi një mision që të themi të vërtetën, t’i bëjëm autokritikë vetë vetes në prizmin kombëtar dhe të gjëjmë ato mangesi që kemi dhe ato pika të forta që kemi me qëllim që t’i përdorim ato për një të ardhme më të mirë dhe për të ditur se çfarë të bëjmë në të ardhmen.

Ne na është bërë një politikë e tillë që ne mos ta dijmë të vërtetën me qëllim që ne mos të njohim veten. Mosnjohja e vetes është një problem shumë i madh kombëtarë. Historia është njohja e vetes, e vërteta është njohja e vetes.

Të jesh populli më i vjetër në Europë, ku pretendon ke gjuhën më të vjetër në Europë, ku gjithë qytetërimi europian rrjedh nga gjithçka kemi ne nga antikiteti. Kur nuk mund të ketë romak dhe grek pa pasur shqiptarë sepse ato rrjedhin nga ne nga fiset pellazge, ilire janë të gjitha atëhere si mund të mos ta dijë populli këtë, të paktën i joni.

Jam shumë dakort që me studime shkencore le të sensibilizojmë edhe qarqet akademike botërore dhe kjo është një punë shumë e vështirë që duhet ta kishte bërë akademia jonë, duhet ta kishte bërë shteti jonë dhe na mbetet barra ne si individ ta bëjmë vetë pa ndihmë, pa përkrahje, pa asnjë ndihmë financiare pa asnji gjë. Kjo është shumë e vështirë, por unë jam mundur gjithmonë që të bëjë më të mirën”, u shpreh historjania Kocaqi.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re