Moderatorja e njohur Enkeleida Zeko është e ftuara e kësaj jave në emisionin ‘Fol me mua’ në Fax News. Zeko ka treguar se si e ka pritur familja e saj zgjedhjen e bërë nga ajo për gazetarinë sportive.
Ndër të tjera gazetarja Zeko shprehet se mamaja e saj i ka thënë ky profesion mund të jetë vetëm një pasion i rinis që do të ndryshojë me kalimin e kohës, por ajo thotë se për aq kohë që do të bëj gazetari nuk do të bëj asnjë lloj tjetër përveç asaj sportive.
“Për familjen time ka qenë shumë habi. Prindërit e mi nuk kanë qenë fare të lidhur dhe nuk kanë patur asnjë lidhje me sportin. Babai im ka qenë financier i lartë, mamaja ime mësuese e gjuhë-letërsisë. Nuk kanë patur lidhje me sportin.
Mami ka pasur pasione të rinisë së saj, ka qenë një qitëse e dalluar ka patur pasion këtë sport. Por për sportin e futbollin dhe që unë të lidhesha me këtë lloj profesioni jo. Madje në familjen time u habitën, se mami më tha ç’ne me këtë lloj profili në gazetari se ti nuk je as tip sportiv. U habit dhe më tha që okay ndoshta ky është një pasion i rinis dhe ti do ta ndryshosh me kalimin e kohës.
Por vërtet nuk ndodhi ashtu sepse unë u lidha shumë me këtë profesion. Unë e gjeta veten këtu edhe jam e bindur që për sa kohë unë do të bëj gazetari, nuk do të bëj asnjë lloj gazetarie tjetër përveç gazetarisë sportive”, u shpreh Zeko.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
