Pedagogia Jonila Godole e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ tregoi disa nga karakteristikat që  partitë politike kishin në periudhën pas viteve ‘90.

Sipas saj partia demokratike e asaj kohe u përpoq që të bënte ndryshime dhe reforma të reja, por një nga gabimet më të mëdha ishte mosballafaqimi me te shkuarën si dhe lejoj ngritjen e firmave piramidale.

Ndërsa partia socialiste pasi erdhi në pushtet sipas Godoles, e vetmja gjë që kishte ndërruar pas 45 vitesh në pushtet ishte emri pasi vazhdonte të kishte të njëjtën ideologji dhe bënë të pamundurën që të mbyllnin të gjitha gjyqet që ishin hapur për krime lufte.

Ndër të tjera Godole shprehet se me ndërrimin e qeverive u rrit dhe censura dhe presioni ndaj profesionit të gazetarit dhe mundësia e parë që ju krijua vendosi të largohej nga Shqipëria drejt Gjermanisë për studime.

“Unë isha atëherë 23 vjeçe, isha tepër e re për të bërë analiza kaq të thella, por kisha një intuitë siç e ka secili prej nesh dhe unë kam qëlluar një person që i besoj shumë intuitës sime sikurse edhe arsyes sime, por i besoj arsyes sime dhe pata një intuitë në vitin ‘97 kur u ndërruan qeveritë, kur iku një qeveri e cila u përpoq që të bënte ndryshime, reforma radikale po flas këtu për qeverinë demokratike të partisë demokratike, por bëri gabime të rënda sidomos në fushën e ballafaqimit me të shkuarën, por edhe ato që ndodhën.

Ka firmat piramidale që të ngriheshin mbase nuk i mori seriozisht, pra ndodhën shumë gjëra. Erdhi një parti tjetër e cila sa kishte ikur, kishte qenë 45 vjet në pushtet kishte ndërruar thjesht kostumin, pra ndërroj emrin në ‘91, por nuk është se ndërroj përmbajtjen ideologjinë, ishte njësoj. Dhe këta erdhën menjëherë, u rikthyen komunistët. Për mua ashtu e kam parë, bënë të pamundurën të mbyllin ca gjëra të së shkuarës, gjithë gjyqet që ishin hapur për krime lufte, për gjenocid u mbyllën aty dhe kjo frymë u kthye pastaj.

Shumica e drejtuesve të mediave me aq sa pashë unë kishin qenë gjithmonë të lidhur me pushtetin, si morën ata gazeta në dorë dhe këtë e kuptova më vonë lidhjet. Pastaj unë ndjeva një lloj censure, një lloj presioni nga qeveria e re që erdhi e cila ishte më subtile se qeveria e mëparshme. Qeveria e mëparshme ishte më manifeste kundrejt dhunës, kundrejt akteve, atë që kishte e thoshte dhe e bënte dhe ti e shikoje. Këtu filloj një subtilitet një gjë që ne i bëjmë gjërat, pra dhuna është aty nuk është më një dhunë e dukshme.

Unë e pashë këtë gjë dhe thashë stop Jonila. Gjithë jetën gjithë fokusi im ka qenë shkollimi dhe gjithmonë të isha në mënyrë të vazhdueshme e lidhur me librin dhe me leximin. Pikërisht pjesa e gazetarisë ka qenë pjesa më intensive e jetës time mbase më e bukur në atë kohë, por më shumë që kam lexuar më pak sepse nga mëngjesi deri në darkë atëherë s’kam pasur mjete, ne me biçiklet lëviznim. Ishte një kohë tjetër për të qenë gazetare.

Kishte sfida te jashtëzakonshme po themi thjesht fizike edhe të mjeteve se nuk kishe. Nga mëngjesi deri në dark duhet të ishe duke kërkuar lajmin, duke e bërë pastaj do çohej gazeta të shtypej në plumb. Nuk ishte si tani do të zgjas me orë të tërë, nuk bëje dot korrigjime. Unë aty ndjeva një rikthim të censurës dhe një rikthim të një dhune që ishte e padukshme për të tjerët.

Pastaj unë thashë i njoha këta politikanë. Te intuita ime ishte që gjatë kohës që isha gazetare tek koha jonë siç ndahen rubrikat mua më kishte qëlluar që të merresha me partinë socialiste me opozitën atëherë. Gjithë ato vite unë i kalova mes zyrës dhe selisë së partisë socialiste dhe gjithë politikanëve të majtë të cilët ishin ata që flisnin shumë më tepër, opozita e ndryshme nga kjo që është sot që mediat mbështesin më shumë qeverinë. Kështu që unë i njihja mirë ata, i njihja në një rrafsh tjetër, jo si politikanë i njihja dhe si njerëz.

Sa kohë ishin në opozitë nuk ishin të kamofluar dhe pastaj ata erdhën në pushtet, nuk kisha se çfarë të prisja kaq shume i njihja këta njerëz. Dhe pastaj thjesht mora një vendim që ishte thjesht intuitë mbase nuk ishte pragmatist, pra për të mirën time materiale ose mund te kisha qëndruar më mirë këtu do kishte qenë po të shohësh pastaj se çfarë është bërë me kolegët më vonë.

Por unë mora një vendim i cili për mua ishte i rëndësishëm dhe mbetet një gjë që nuk pendohem asnjëherë, pra atë mundësi që më ishte krijuar gjatë një udhëtimi pune në Gjermani pastaj ta ndiqja për shkollim”- u shpreh pedagogia Godole.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re