Skip to content

Fol me mua/”Po bëhet televizion pa profesionista”, pedagogia Oktrova ngre shqetësimet që ka tregu mediatik në Shqipëri

E ftuar në emisionin ‘Fol me mua’, pedagogia Mirela Oktrova është shprehur se në Shqipëri po bëhet televizion pa profesionista. Ajo ka thënë se problemi i shkollave të gazetarisë është se nuk i lejojnë studentët të bëjnë praktikën e nevojshme.

Sipas Oktrovës, pedagogët duhet t’iu tregojnë studentëve të tyre kodin etik  të profesionit, t’i mbështesin më shumë si dhe të bëjnë praktikë gjatë periudhës së studimit, por edhe pas studimit.

“Në qoftë se nuk synon standartin britanik, gjerman , amerikan nuk shkon dot as tek rajoni dhe faktikisht aty jemi, nuk jemi as te rajoni sepse tregu mediatik për shembull kosovar është shumë përpara nesh, shumë më i rregullur se ne, shumë më profesionist se ne, shumë më i angazhuar se ne, i angazhuar jo në kuptimin në interes të politikës në interes të shoqërisë në respektim të interesit publik se ajo është e para.

Ne bëjmë televizion pa zanatçi. Profesionist është ai që ka studiuar, por dhe që ka mësuar ka bërë praktikë. Problemi i të gjitha shkollave tona të gazetarisë është nuk i lejmë studentët të bëjnë praktikë. E para i mësojmë keq, pra nuk iu japim kodin e profesionit dhe kodin etik që lidhet me profesionin, e dyta i mbështesim pak, e treta nuk bëjnë praktikë.

I themi si bëhet lajmi po ulu shkruaje lajmin, shkruaje, xhiroje, montoje edhe hajde ta diskutojmë një herë, dy herë, 100 herë derisa ta mësosh. Kjo bëhet gjatë periudhës së studimit, por bëhet dhe pas studimit dhe e gjithë bota perëndimore ka konceptin e vullnetarizmit në media ose të praktikës së papaguar ku ti shkon punon në një media derisa të optimosh aftësitë e tua profesionale”, u shpreh pedagogia Oktrova.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb