Këtë të shtunë në emisionin ‘Fol me mua’ ishte e ftuar Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ku foli për edukimin e djalit të saj dhe shprehu keqardhje pasi për shkak të angazhimit të madh politik që ka pasur nuk e ka jetuar rritjen e djalit.
Ajo thotë se dy janë këshillat që i jep djalit të saj pasi të njëjtën gjë kanë bërë dhe prindërit me të. Së pari, në jetë duhet të jesh pozitiv dhe këtë gjë duhet ta fillosh nga vetja dhe më pas ta shikosh edhe tjetrin me pozitivitet dhe kjo është kuptimi dhe fuqia e ditës thotë Ademi. Së dyti, Ademi thotë se njeriu duhet të jetë i përgjegjshëm në mënyrë që fëmija të rritet duke ndërtuar mbi eksperiencën e vet.
“Një ndër keqardhjet e mia me të mëdha është fakti që unë nuk e kam jetuar rritjen e djalit tim. Unë kam nënën e bashkëshortit tim. Ajo më ka ndihmuar shumë vazhdon më ndihmon shumë pavarësisht se mosha bën punën e vet, por ajo vazhdon të jetë një grua e hekurt në kuptimin e mirë të fjalës që do të thotë që është një ndër ato zonjat që mbështet shumë familjen e vetë edhe me atë mirësinë e vet mua më ka ndihmuar unë e kam pasur dhe e kam gjithmonë krahë të djathtë.
Dy janë porositë që i jap djalit tim dhe mendoj që janë porosi të duhura edhe për të tjerët kshu ka qenë edhe ajo që më është thënë mua nga prindërit e mia. Në jetë duhet të jesh pozitiv pra ditën ta fillosh me pozitivitet dhe të jesh pozitiv. Të jesh pozitiv është që të fillosh nga vetja me pozitivitet për ta parë edhe atë tjetrin me pozitivitet dhe kjo ndoshta të jep fuqinë, të jep mirësinë, të jep kuptimin edhe të ditës edhe të jetës tënde edhe të punës tënde.
Dhe tjetra është në jetë duhet të jesh i përgjegjshëm sepse unë nuk i them djalit tim ose nuk kam kërkuar asnjëherë duhet të marrësh 10. Unë mendoj që të rritesh i përgjegjshëm arrin vetë rezultate rritesh mirë ecën përpara dhe mendoj që kjo është një ndër ato tiparet që i jep mundësinë edhe fëmijës të rritet duke ndërtuar mbi eksperiencën e vet dhe duke mos parë diçka që në fakt mund të jetë ekstra ndihmesë për arsye të kontekstit familjarë“- u shpreh Ademi. (B.D/Faxweb.al)
/faxweb