Shkrimtarja Diana Çuli ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Fol me mua” në “Fax News”, ku tregoi sesi lindi ideja e krijimit të shoqatës së gruas. Ajo thotë se kanë qenë gratë italiane dhe franceze me të cilat punonte ku nëpërmjet bisedave të tyre arritën ta formonin këtë shoqatë. Ndër të tjera Çuli theksoi se krimi i shoqatës së gruas mund të jenë punë që nuk duken, por sot janë legjislacion shumë të mirë është falë një pune të madhe e shoqatave të atyre viteve.
“Kjo ideja e grave unë kisha pasur një paragjykim të gabuar le të themi lëvizjes së gruas. Duke qenë vajzë Tirane, në universitet, s’kisha pasur diskriminime në familje, nuk e kisha ndjerë ashtu si mund ta ndjejë një vajzë në një mjedis tjetër shumë diskriminimin, as në universitet, kisha punuar. E kisha ndjerë sigurisht në art, por thosha me vete nuk kam punuar unë aq mirë sa duhet, duhet ta bëj unë më mirë këtë gjënë. Nuk ishim dhe të njohura me teorinë e feminizmit dinin vetëm emancipimin e përgjithshëm që do na dukej ideologji dhe na bezdiste.
Unë nuk mendoja që duhej të angazhohesha në lëvizje për gruan, sepse mendoja se një grua duhet të jetë e zonja vetë që ta bëj rolin edhe sot ka shumë njerëz që e kanë këtë ide.
Ndonjë rrethanë të caktuar duke u përkthyer, duke punuar me gra italiane dhe franceze, ato se si më futën sesi më përfshinë me mënyrat e tyre me bisedat e tyre edhe atëherë u ndodha në këtë riorganizimin e një shoqate, forumi ku kisha shumë shoqe të mijat që po e bënin këtë shoqatë. Njëra ishte fizikante, njëra ishte ekonomiste, njëra ishte sociologe. Na ndihmuan edhe këto gratë e huaja dhe ato na thanë ju deri më sot nuk e keni parë, nuk keni ditur sesi fitohen të drejtat tuaja se ato që keni patuar ua kanë dhënë nga lart. Ju nuk jeni mësuar si jemi mësuar ne gratë perëndimore që të dalim në shesh, me luftë ta fitojmë të drejtën e votës, të drejtën e divorcit.
Dhe ato thoshin ju tani po i bëni ligjet nga e para dhe vërtet po bëhej legjislacioni nga e para. Shoqata e grave juriste që më vonë u bë e specializuar për këtë ka bërë punë të jashtëzakonshme për legjislacionin shqiptarë në favor të grave. Janë punë që nuk duken, por në qoftë se ne sot kemi legjislacion shumë të mirë është një punë e madhe e shoqatave të atyre viteve. “- u shpreh shkrimtarja Çuli.
Shkrimtarja e ka cilësuar si një mundësi të jashtëzakonshme krijimin e forumit pasi nga kjo gjë arriti të njohë më shumë jetën e gruas shqiptare dhe gjërat për herë të parë po thuheshin siç ishin.
“Kjo gjë më dha mua një mundësi të jashtëzakonshme sepse filluan dhe projektet e vogla, në atë kohë shoqata nuk kishin as financim, por ndonjë gjë e vogël që bëhej unë jetoja gjithmonë me ato punët që thashë dhe fillova të shkoja në gjithë Shqipërinë, më përpara kisha shkuar si gazetare, por në një kohë që gjërat nuk thuheshin siç ishte në të vërtet, kësaj radhe po shkoja nëpër fshatra për të parë situatën e grave dhe gjërat për herë të parë po thuheshin siç ishin.
Njerëzit nuk kishin më frikën për të thënë se nuk është mirë fshati apo s’kemi ujë apo s’kemi drita apo gjitha këto. Ti shikoje edhe situatën e grave, shikoje edhe gjendjen e Shqipërisë. Kjo ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua dhe unë atëherë e kuptova sa e gabuar kisha qenë, sa pak e njihja jetën e gruas shqiptare dhe të grave në përgjithësi dhe kisha menduar si një vajzë qyteti.
Dhe unë fillova të njoh jetën e vërtet mbas ‘90. Jetën e vërtet bazike duke shkuar në fshatrat e thella, në situata të jashtëzakonshme.”- rrëfen shkrimtarja.
/faxweb



