Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça ka ngritur dyshime të forta për vdekjen misterioze të katër turistëve rusë në Qerret, teksa u shpreh se kjo është një vrasje e sofistikuar që mund të ketë lidhje me pozicionin e lartë ushtarak që ka mbajtur babai i familjes ruse.

Eksperti thotë se për të hetuar këtë ngjarje duhet parë i gjithë itinerari i familjes ruse. Ai shtoi se nëse është vrasje ai ajo e fundit e bërë në Angli në vitin 2018 e kritikut të Putin, Nikolai Glushkov, atëherë lëndët e përdorura janë shumë të sofistikuara dhe vrasja është vështirë të zbulohet.

“Ka qenë ushtarak i lartë babai. Këtë nuk e bën as gazi, as temperatura e lartë, as asfiksia, as droga. Nuk e bën dot njësoj te të katërt. Kjo ngre dyshim shumë të madh. Mund të jenë përdorur…Mund të ketë argjinaturë. Mund të ketë background më i sofistikuar se aq. Po të ngrihen pistat do të gjykosh guzhinën, fqinjet dhe të gjithe itinerarin. Helmimi mund të ketë ndodhur diku tjetër. Në hotel duhet të kesh një përditshëmri, që unë të inskenoj diçka që të biesh pre atij sulmit. Në hotel mund te jenë rekrutuar pjesëtarë për ta kryer këtë shërbim. Duhen parë dhe ushqimet që kanë konsumuar edhe në Maqedoni. Po të jetë e njëtja si në 2018 në Britani, atëherë do jenë përdorur substanca që nuk i identifikon asnjëherë laboratori jonë. Nuk i ndjen, nuk i shikon. Prek lëkurën dhe nuk dallohet. Vrasje e fshehtë. ËEshtë sfidë e madhe që të zbulohet”, tha Karamnuça.

Më tej, Ervin Karamuça zbuloi dhe një bisedë me një kolegun e tij rus të cilin me shaka e kishte pyetur nëse janë duke përgatitur nivelin katër të elementëve vdekjeprurës për kundërshtarët dhe ai i kishte thënë se nivelin katër e kanë dhe tashmë po punojnë për nivelin 5.

Këtë e ka quajtur tepër të rëndë Karamuça, i cili tha se një betejë mes argjinaturave ndodh për herë të parë në Shqipëri, me këto të fundit që zgjedhin ta ekxekutojnë jashtë vendit të tyre objektivin.

“I thashë një kolegu rus mos keni filluar me gjeneratën e 4-tërt? Mu përgjigj ‘ne kemi filluar me të pestën se të katërtën e kemi’. Dua të them që janë të avancuar. Nëse është kështu atëherë është shumë e rëndë, pasi bëhet betejë e argjinaturave të huaja. Kjo nuk ka ndodhur më parë. E kanë ata këtë gjë, i nxjerrin objektivat jashtë  vendit“, tha Ervin karamuça me tej.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re