Kryeministri Edi Rama nuk është larguar nga Liqeni i Tiranës menjëherë pas mbledhjes me socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS. Në një video të publikuar në Facebook, tregon se vëmendjen ia ka marrë një këngëtar amator, me të cilin ka qëndruar disa sekonda duke shijuar mënyrën se si performonte.

“Flash nga Liqeni i Tironës”, shkruan Rama ndërsa në video duket tepër i buzëqeshur. Kujtojmë se Asamblenë e PS mbajti fjalën për dy orë duke treguar para socialistëve se cilat janë arritjet e PS por jo vetëm.

Nuk la pa thumbuar e sulmuar disa herë opozitën dhe Presidentin Ilir Meta, ndërsa në përfundim vendosi që të mos ndryshonte kryesinë e PS edhe për një vit. Sa i përket sekretariatit, do të mbetet i pandryshuar edhe për një periudhë kohe, e cila nuk është përcaktuar ende.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re