Taulanta Jupi, anëtare e kryesisë së PD, ka qenë e ftuar në emisionin “Pushteti” në Fax Neës për të folur lidhur me situatën aktuale brenda partisë Demokratike:
Foltorja e Berishës në Mat, si e shikoni procesin aktual në PD, a do të shkohet në përcarje definitive?
Mua më dhimbsen demokratët të cilët gjenden përballë njëri-tjetërit sot të cilët pa dashje janë vendosur në një situatë ku duhet të zgjedhin mes të vërtetës dhe kujtesës emocionale që të gjithë e kanë për liderin e tyre historik.
Është një rrugëtim i vështirë në këto dy muaj dhe unë besoj se PD ndihet në sfidë. Janë sfiduar të gjitha institucionet e saj. Foltorja ka sfiduart legjitimitetin e PD dhe institucionin e kryetarit që është I zgjedhur me votë nga mbi 80% e anëtarësisë së PD. Është vendosur në pikëpyetje vetë legjitimitetit i Këshillit Kombëtar. Në këtë sfidë jemi vendosur nga vetë ai që e ka krijuar këtë parti politike. Mungesa e vullnetit për ta parë pozicionin e asaj cfarë ke bërë me atë cfarë do të bësh e ridimensionon figurën e Sali Berishës në këtë moment. Edhe në sytë e mi, Berisha do ndahet në dy figura në atë të para foltores dhe në atë të pas foltores. Ju thatë se nuk ka dialog, por unë besoj se Kuvendi i datës 18 është një ftesë për bashkim. Të gjithë demokratët që duan të mirën e PD duhet të jenë në Kuvendin e datës 18 pasi jo më kot kryesia gjykoi dhe vendosi që ky Kuvend të mbahej në këtë datë.
A mundet vetëm kryesia të marrë një vendim përkundër atij që mund të kenë kërkuar shumica e firmëtarëve nga demokratët?
Si fillim unë dua të them se foltoret nuk janë aq të mëdha sa duket, por është një zhurmë shumë e madhe për ta bërë të dukshme një përkrahje që nuk e dimë sesa e vërtetë është. Nuk dua të vë në dyshim vullnetin e asnjë demokrati që ka shkuar në atë foltore. Në respekt të tyre unë i kam ndjekur të gjitha foltoret, në respekt të ndjenjave të tyre.
Po ti pyesësh a duan të përcahet PD? Do thonë jo. Atëherë këtu ka dicka tjetër. A janë tërhequr demokratët me anë të kujtesës së tyre emocionale drejt një kurthi? Sa i përket firmave të demorkatëve, ne nuk e dimë nëse janë legjitime. A janë firmat e atyre njerëzve që kanë një mandat dhe janë delegatë të Kuvendit? Më lejoni t’ju jap një shembull. Para disa muajsh një pjesë e kryesisë së PD në qytetin e Korçës dha dorëheqjen. Në dijeninë time, një pjesë e tyre kanë firmosur për të shkuar në Kuvendin e datës 11. Ata e kanë humbur të drejtën dhe legjitimitetin për të frmosur pasi nuk e kanë më mandatin sepse nuk janë më në postin e anëtarëve të kryesisë së qytetit. Në dijeninë dime nuk janë komanduar të tjerë por megjithatë kur jep një dorëheqje…
Atëherë po them dicka tjetër, në foltoren e Librazhdit një zotëri tha se kishte votuar bashkë me familjen e tij për të bërë të mundur thirrjen e Kuvendit në datë 11. Tani ai ose gënjen ose vërtet këtu ka elementë që e bëjnë jo legjitim prezencën e të gjithë atyre firmave të mbledhura. Unë nuk po them se Berisha nuk mund të mbledhë miting por nuk jam e qartë nëse ata firma janë legjitime për të përmbushur shifrën e ¼ të votave për të thirrur Kuvendin.
…
/faxweb
