Skip to content

Foltorja e Berishës, Topalli: Bashës i ka ikur ushtria, tani është rikthyer baza

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka shprehur mbështetje lëvizjen e krijuar nga lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

Ajo tha në TCH se kryedemokratit, Lulzim Basha i ka ikur ushtria, ndërsa me Berishën është rikthyer baza e PD-së.

“Bashës i ka ikur ushtria e tij nuk guxon për të bërë një deklaratë që e ka përsëritur me veten, ndërkohë në anën tjetër është rikthyer baza. Thonë se kemi qenë në gjumë, do kishim një opozitë farsë. Cila do të ishte e ardhmja e vendit tonë. Nuk do e quaja berishizëm sjelljen e Bashës. Në kohën e Berishës nuk ka ndodhur që të digjen mandatet”, tha Topalli.