Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës sipas të cilit të dy ndajnë aferat korruptive për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit.

Gjatë fjalës në foltoren e katëërt që po zhvillohet në Durrës, Berisha solli në vëmendje se si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do duhet të konsultohet për çdo port apo aeroport që ndërton pasi janë objekte strategjike.

“Ndonëse do të kenë dhimbje të madhe, si Rama dhe pengu i tij, i kanë aferat e përbashkëta te ky sipërmarrësi, porti do të mbetet port i perëndimit. Ne nuk duhet të luajmë kurrë me identitetin tonë”, u shpreh Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re