Sot Ilir Meta hodhi akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ndër të tjera përmendi se ky i fundit ka favorizuar rrugën e Edi Ramës drejt pushtetit.

Për këtë deklaratë të presidentit Meta, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Shock” se nuk është një sjellje e denjë për një president dhe se Ilir Meta po shkel Kushtetutën dhe parimet etike për të cilat është zgjedhur në atë rol.

Problematike, sipas analistit, është gjuha e presidentit Meta, sidomos në rastet kur flet për partitë politike.

“Përshtypja dhe etika politike e një presidenti ka përfunduar qëmoti dhe kjo nuk është befasi, vazhdon gjuha e tij të jetë shkelëse e Kushtetutës”, u shpreh Baton Haxhiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re