Alban Daci, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD i ftuar në “Fax News” ka folur për situatën politike në kampin blu.

Daci theksoi se nga sot e tutje PD-ja nuk është e përçarë por e ndarë përgjithmonë në dy pjesë, ndërsa fati i drejtimit do të varet nga Gjykata e Apelit.

“Tek PD ka sot për sot dy ndarje të mëdha. Kemi ndarjen e ish-foltores që sot pretendon se ka marrë PD dhe ne që ishim legjitim pjesë e PD, çështja se cila i përket PD ka përfunduar në Gjykatën e Apelit. Derisa nuk ka dalë një prononcim, të gjitha ngjarjet, Kuvendet dhe zgjedhjet për ne janë “nul” dhe nuk kanë asnjë vlerë politike apo juridike. Prandaj ne nuk i njohim fare këto si procese normale brenda PD për më tepër në vend që të ishte një proces bashkues por është ndarë PD.

“E vërteta është që të gjithë deputetët janë me PD aktuale dhe kjo duket nga lista për Komisionin Hetimor të pasurive kombëtare që janë 35 deputetë, foltorja ka një numër të vogël deputetësh që nuk janë shumica e grupit parlamentar të PD-së.

Deri tani flitej për përçarje kurse nga tani e mbrapa kemi një ndarje një herë e përgjithmonë në PD dhe këtë e bëri Foltorja që tentoi të merrte me dhunë godinën më 8 janar. Nuk ka tentativë të ndërkombëtarëve për të bërë një bashkim të PD por ka një pozicion më të fortë të ndërkombëtarëve në lidhje me pozicionin e SHBA për personat që janë shpallur non grata. Këtë e komunikoi edhe nga folësi i CDU-s tha që PD mos kthehet në të kaluar por të shikojë nga e ardhmja.

Presidenti? “E gjitha ajo që po ndodh me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri nuk konfirmon asgjë tjetër por është një situatë normale politike me një republikë parlamentare si e jona. Të gjitha palët kanë të drejtë të bëhen pjesë e procesit. PS nuk ka propozuar asnjë kandidat për shkak se është e detyruar nga ndërkombëtarët dhe ka vullnet për të pasur kandidaturë konsensuale për të mbrojtur interesat e saj politike. Palët duhet të kenë kompromis për të arritur një figurë sa më konsensuale të mundshme. Shqipëria në raundin e tretë mund të ketë një president me 84 vota”, tha Daci.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re