Sot në orën 17:30 do të zhvillohet takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Kukësit.

Sapo ka filluar grumbullimi i simpatizantëve dhe drejtuesit e seksioneve të PD-së në Kukës në pritje të liderit historik Sali Berisha.

Demokratët e Kukësit gjatë prononcimeve për “Fax News” shprehen se Basha duhet të japë dorëheqjen kurse drejtimin e partisë ta marrë Sali Berisha.

“Ne malsorët kemi një fjalë: “Me ja vendos vicit këmborën humb edhe lopën”. Dikush thotë që është i vjetër Sali Berisha, nuk është i vjetër por është shumë i zgjuar. Por po ti vendosësh këmborën atij tjetrit të humb edhe lopët”, tha një qytetar nga Tropoja.

“Unë e pres ngrohtësisht dhe miqësisht Sali Berishën, ai është lider historik i PD-së. Jam kryetar i grup seksioni i PD Kalis si dhe anëtar i kryesisë. Militoj në PD që nga viti 1992 dhe historia me Bashën me mua mbaron plotësisht dhe me PD pasi i dha një goditje pas shpine Sali Berishës. Një gjë që nuk i bëhet askujt të historisë të PD ne jemi brez i vjetër dhe jemi të lidhur me historinë e Sali Berishës ai është historia e padiskutueshme e PD, jo e Lulzim Bashës. Anëtarësia kërkon rikthimin e Sali Berishës”, u shpreh anëtar i PD-së

Me kënaqësi do ta rpes Sali Berishën i cili ka fajet e veta por ai është lideri historik. Unë jam kryetar grupi seksioni në Shishtavec. Kryetarët e seksioneve e kanë plotësuar formularin për largimin e Bashës si kryetar dhe ne shpresën më të madhe e kemi tek Berisha. Ne nuk kemi më shpresë tek Luli pasi na ka tradhtuar. Kjo është shpresa e fundit që Berisha ta rikthejë PD. Berisha është kryeministri më i aftë dhe ai ka kontribuar më shumë nga të gjithë në Kukës, për Lulin nuk kemi shpresë fare”, tha një anëtar tjetër.

“Vij nga qyteti i Tropojës për të pritur doktor Berishën. Ai na hapi sytë, na futi në NATO, na rriti mirëqëniet. Megjithatë një lider historik si Berisha as nuk ka as ka për të ardhur kurrë. Popullit i duhet Berisha. Kërkojmë që të kthejë PD aty ku ka qenë madje edhe për më mirë. Berisha duhet të rikthehet në krye të PD-së deri sa ne të vijmë në shina, populli ka nevojë për bashkim. Të gjithë të bashkohemi për të hequr të keqen. Edi Rama dihet është një njeri që vjen nga diktatura komuniste, i ati i tij Kristaq Rama me firmën e tij ka vrarë popullin. Pse me këta do të shkojmë në Europë ne? Jo more jo, prandaj duhet të rikthehet Sali Berisha”, tha simpatizanti i PD.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re