Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me situatën në Kuvend, duke thënë se opozita iu sul “shtëpisë së saj” me kazma e qysqi.

Më tej, Spiropali shprehet se opozita foli me fjalë të zeza në Kuvendin në errësirë, teksa shtoi se Berisha ashtu si Basha, mbas çdo humbje thonë nis beteja e re.

“FOLTORJA NË TERR! Pasi iu sulën me revan e yrysh, me kazma e qysqi shtëpisë së tyre, sot aradha e mbetur e opozitës pa kokë, tentoi pushtimin e sallës së Kuvendit, asaj që duhej të ishte shtëpia e popullit.

Zunë karriget në tryezën e qeverisë, si dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë, dhe folën nga errësira me fjalë të zeza.

Për çudi ekstremet puqen: si Biri ashtu dhe Ati. Dje, mbas çdo humbjeje, Luli thoshte: Beteja sapo ka filluar.

Sot Saliu, i humbur pa filluar ende, thotë: tani nisi qëndresa!

Aferim e Selam në udhën e qorrollepsjes në terr!”, tha Spiropali.

Çfarë ndodhi sot në Kuvend:

Rreth 45 deputetë të opozitës kanë penguar nisjen e seancës plenare duke u përplasur me mazhorancën socialiste.

Pas kësaj situate, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka shtyrë seancën, ndërsa opozita refuzoi të largohej nga salla.

Edhe pse dritat u fikën, nga Berisha te Salianji e deputetë të tjerë kanë mbajtur fjalën e tyre, duke u shprehur se ky është fillimi i betejës për rikthimin në normalitet të Kuvendit.

Grupi Parlamentar i PS-së ka kërkuar nga Komisioni i Etikës marrjen e masës dispilonore për 26 deputetë të opozitës.

Mazhoranca argumenton se janë gjendur përballë një situate të paprecedentë dhe jo normale në fillim të seancës plenare.

Në kërkesën drejtuar Komisionit të Etikës, Grupi i PS-së shprehet se “deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige”.

Ata theksojnë se në këto kushte u bë e pamundur zhvillimi i seancës plenare, duke mos lejuar shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve dhe projektvendimeve të parashikuara në rendin e ditës sipas urdhërit të Kryetarit të Kuvendit.

Ndaj kërkuan marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve të opozitës:

Sali Berisha,

Flamur Noka,

Albana Vokshi,

Xhelal Mziu,

Gazmend Bardhi,

Bledion Nallbati,

Edmond Spaho,

Saimir Korreshi,

Lindita Metaliaj,

Ramadan Likaj,

Luan Baçi,

Lefter Gështenja,

Ina Zhupa,

Helidon Bushati,

Isuf Çela,

Asllan Dogjani,

Bujar Leskaj,

Lodovik Hasani,

Tritan Shehu,

Greta Bardeli,

Dhurata Çupi,

Sorina Kote,

Kastriot Piroli,

Kasëm Mahmutaj,

Tomor Alizoti,

Qani Xhafaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re