Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar takimin e rradhës për ‘Foltorja për PD-në”, i cili do të zhvillohet në Peshkopi.
Në një status në Facebook, Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 17:00 ai do të mbajë foltoren e rradhës.
Postimi i plotë:
Njoftim!
Diten e marte me daten 19 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te Peshkopise do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Peshkopise te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb
Ky është takimi i tetë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha.
Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.
Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.
