Fondacioni Bill & Melinda Gates, i cili bashkëadministrohet  nga themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, anuloi partneritetin me Fondacioniin MiSK, kryetari i të cilit është Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman.

Fondacioni, për këtë vendim, tregoi arsye vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Në deklaratën e bërë nga Fondacioni Bill & Melinda Gates bëhet e ditur se vendimi për anulimin e partneritetit me Fondacionin MiSK u mor në bazë të “ngjarjes që ndodhi”.

“Vrasja e Jamal Khashoggi është shumë shqetësuese. Ngjarjet po i ndjekim me shqetësim” thuhet në deklaratën e fondacionit që administrohet nga Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda.

Fondacioni në fjalë në nëntor të vitit 2017 deklaroi se do të punonin në bashkëpunim me fondacionin, kryetar i të cilit është Princi Muhamed. Në këtë kuadër ishte deklaruar se do të jepeshin bursa në vlerën 10 milionë dollarë për sipërmarrësit e rinj nga rajone të ndryshme të botës.

Nga gazetari saudit, Jamal Khashoggi, nuk u mor më lajm pasi hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Pasi autoritetet turke fillua të hetojnë ngjarjen doli në shesh se për vrasjen e gazetarit në Turqi ishte dërguar një ekip ekzekutimi dhe ishin bërë inspektime në pyll për zhdukjen e kufomës dhe në ndërtesë ishin bërë punime për të eliminuar provat e vrasjes.

Pas këtyre zhvillimeve, që zunë rendin botëror, autoritetet saudite, pas 18 ditësh u detyruan të pranojnë se gazetari ishte vrarë në konsullatë.

Ndërsa pretendimi se vrasje ishte e paplanifikuar nuk u besua nga opinioni publik ndërkombëtar.

Shumë vende e vazhduan reagimin e tyre.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se të gjitha detajet duhet të nxirren në shesh deri në emrin e atij që dha direktivën për “krimin e planifikuar”.

Edhe Prokuroria e Stambollit deklaroi se Khashoggi, i cili shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për disa procedura zyrtare në 2 tetor, u vra duke u mbytur menjëherë sa hyri në konsullatë dhe trupi u zhduk pasi u copëtua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re