Ashtu si kaherë, Fondacioni Firdeus i është gjendur pranë nevojtarëve. Në përmbyllje të muajit të bekuar të Ramazanit bëmë prezent për shqiptarët, ndihmën me pako ushqimore (sadakatul fitr) për mëse 1 mijë familje.

Fondacioni “Firdeus” shpërndan pako ushqimore për mbi 1000 familje

Përveçse kësaj ndihme, Fondacioni Firdeus u ka dalë në krahë me ushqime e shumëçka edhe personave me aftësi të kufizuara, një shtresë shoqërore që ka nevojë për asistencën e dashurinë e shqiptarëve bamirës.

Zoti i shpërbleftë bamirësit shqiptarë, që bëjnë të mundur lumturimin e ndihmën për shumë njerëz e familje në nevojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re